back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeIlir Meta flet pas emërimit të Cakajt nga Edi Rama

Ilir Meta flet pas emërimit të Cakajt nga Edi Rama

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ka reaguar për herë të parë Presidenti Ilir Meta, në lidhje me delegimin e kompetencave të Ministrit të Jashtëm në duart e Genti Cakajt, vendim të cilin kryeministri Rama e bëri publik këtë të mërkurë, një ditë pas betimit si Ministër i Jashtëm në zyrën e Kreut të Shtetit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje që solli një përplasje të fortë mes Presidencës e kryeministrit, Meta është shprehur se ai personalisht nuk mund të komentojë apo ndërhyje mbi aktet e organizimit të brendshëm të pushtetit ekzekutiv.

Por thënë këtë, Meta ka deklaruar gjithashtu se ai do të respektojë Kushtetutën dhe se e ka të qartë se kujt institucion do t’i delegojë autoritetin e tij kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.

Pyetje: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?

Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz