Republika e Palauit është shteti i fundit që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në notën verbale të tërheqjes së vendimit të 6 marsit të vitit 2009, theksohet se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zgjidhin çështjet fillimisht në dialogun e Brukselit, njofton Klan Kosova.
“Ministria e Shtetit të Republikës së Palauit komplimentin Ministrinë e Jashtme të Republikës së Serbisë dhe ka nderin të deklarojë si vijon:
“Republika e Palauit ka vendosur që të rishqyrtojë pozicionin e saj rreth statusit të Kosovës. Pas hulumtimeve të gjera dhe shqyrtimeve, Republika e Palauit rishikon pozicionin për të njohur Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në notën verbale të lëshuar nga ky shtet.
“Lidhur me këtë, Republika e Palauit konsideron se mbështetja e saj për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, duhet të jetë përkrahje për dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në vend se statusi të definohet para se të përfundojë dialogu. Dialogu është primar dhe mekanizmi i duhur që të arrihet zgjidhja e përhershme dhe e qëndrueshme”.
“Në të vërtetë, kur të dy palët që arrijnë marrëveshje, Republika e Palauit do ta mbështes me këmbëngulje pozicionin e arritur”.
Ky është dokumenti origjinal: