Rreth 20 minatorë kanë mbetur akoma të ngujuar brenda minierës së Trepçës në Mitrovicë përderisa rreth 80 prej tyre kanë dalë prej saj, shkruan Gazeta Blic
Këtë për Gazetën Blic e ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçës” , Shyqri Sadiku i cili ka thënë se për nxjerrjen e tyre tashmë kanë gjetur rrugë alternative.
“Shumica kanë dalë e brenda janë edhe rreth 20 veta brenda. Me rëndësi është që ashensori është funksional dhe jemi duke i nxjerrë edhe të tjerët që kanë mbetur brenda” tha ai.
Sipas tij kontakti ka filluar me minatorët kurse pjesa më e madhe e tyre tashmë janë jashtë minierës.
“Kemi kontaktu me ta kemi pasur edhe qasje telefonike me ta. Tashmë është vetëm edhe një grup se gati veçse kanë dalë të gjithë përmes rrugëve alternative”, përfundoi ai./Gazeta Blic