back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePresidenti dhe ish-presidentët ‘varfërojnë’ buxhetin me udhëtime jashtë vendit

Presidenti dhe ish-presidentët ‘varfërojnë’ buxhetin me udhëtime jashtë vendit

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Gjatë këtij viti është folur shumë për udhëtimet jashtë vendit të presidentit, Hashim Thaçi. Po ashtu, për udhëtimet jashtë vendit të ish-presidentes, Atifete Jahjaga.

E këto harxhime nga xhepi i shtetit duket se nuk janë të vetmet.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me para ardhësit e tij, Fatmir Sejdiun e Atifete Jaghjagën dhe stafin civil kanë shpenzuar plot 680,010 euro nga buxheti i Kosovës për të udhëtuar jashtë vendit, shkruan arbresh.info.
Buxheti i ndarë për vitin 2018 për Presidencën ishte 654,000 euro, shumë kjo e cila është tejkaluar në vlerën prej 26 mijë euro.

“Ju njoftojmë se për vitin 2018, buxheti i ndarë për udhëtimet jashtë vendit ka qenë 654,000.00, ndërsa të shpenzuara janë 680,010.27”, thuhet në përgjigjen e presidencës për arbresh.info.
Po ashtu edhe Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar një shumë goxha të madhe për udhëtime jashtë vendit.

Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 (janar-qershor) Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 30.715.84 të cilat janë publikuar në web faqen e Kuvendit.

Ndërsa për gjashtëmujorin e dytë, dokumentacioni është në pritje për shqyrtim nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

Arbresh.info i ka dërguar kërkesë edhe Qeverisë së Kosovës për qasje në dokumente zyrtare për të parë sa para ka shpenzuar kryeministria për udhëtime jashtë vendit por nuk ka marrë përgjigje./arbresh.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz