BallinaLajmeVeseli tregon se kur do të hiqet taksa 100%

Veseli tregon se kur do të hiqet taksa 100%

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur edhe për taksën e vendosur për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendosja e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës është vendim neutral.

“Ky është një vendim natyral i cili ka ardhur pas vlerësimeve dhe vendime agresive të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, e ka pasur plan e ide. E kam përkrahur atë, taksa nuk do të hiqet, janë menaxhuar edhe reflektimet anësore. Agresiviteti ka qenë shumë i madh i Serbisë ndaj Kosovës, ata sjellin në Kosovë 50 mallra dhe me shënime “Kosovë e Metohi” në vlerë qindra miliona euro. Duhet njëherë të themi mjaft. Ne i kemi respektuar për hir të një partneriteti që e kemi pasur me bashkësinë ndërkombëtare. Ne eksportojmë vetëm 30 milionë euro. Kjo është masë e përkohshme. Kjo do të jetë në fuqi deri sa Serbia të reflektojë dhe të mos përdor metoda kundër Kosovës. Ne jemi shtet i pavarur e sovran. Shteti i Kosovës është i përjetshëm. Brenda një kohe të shkurtër do të jemi shtet i zhvilluar”, tha Veseli në televizionin publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz