back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionale95-vjeçari i Skenderajt që i shpëtoi tri herë vdekjes

95-vjeçari i Skenderajt që i shpëtoi tri herë vdekjes

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

E mban mend mirë Luftën e Dytë Botërore. E kujton edhe Shaban Polluzhën, ushtar i të cilit ishte. Ndonëse 95-vjeçar, Ramë Hoti nga fshati Marinë i Skenderajt e ka të gdhendur në memorie momentin kur i shpëtoi masakrës së luftës së fundit, e cila ndodhi pikërisht në fshatin e tij, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Hoti po i shpëtonte vdekjes.

Një fat të tillë ai e kishte pasur edhe dy herë të tjera. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1941, Hoti ishte plagosur në Mitrovicë, por fatmirësisht u kishte mbijetuar plagëve.

95-vjeçari nga Marina kishte arritur të shpëtonte edhe në vitin 1945, gjatë luftës së Shaban Polluzhës në Skenderaj, përderisa aty i ishte vrarë axha i tij bashkë me disa kushërinj të tjerë.

Tri herë radhazi Ramë Hoti nga Marina kishte arritur t’i shmangej vdekjes. Gjersa rrëfen masakrën e fundit që pa me sytë e tij, ai tregon se si në fshatin ku edhe sot jeton forcat paramilitare serbe kishin vrarë e masakruar 18 banorë të fshatit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz