back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeÇfarë krimi kishte kryer në Gjermani hajni i Istogut

Çfarë krimi kishte kryer në Gjermani hajni i Istogut

Të ngjajshme

Gucati: Hekuran Murati babën edhe vllaun e ka shpiun

Kryetari i Orgnizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati...

Arrestohen dhe suspendohen katër policë në Mitrovicë, dyshohen për manipulim me prova

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se kanë arrestuar...

Gjyqi ndaj Thaçit, reagon edhe reperi Noizy

Reperi Noizy përmes një postimi në rrjetin social ”Instagram”,...

Kamer Metaj kishte pak vite që ishte kthyer në Kosovë nga Gjermania. Nga aty, tashmë i ndjeri do të dëbohej pasi që paraprakisht kishte kryer 18 vite e gjysmë burg.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, i ndjeri, vite më parë në shtetin Gjerman kishte kryer një vrasje, bëhet fjalë për vrasjen e gruas të tij, e për të njëjtën vepër kishte vuajtur gati dy dekada burg.

Me ty kthyer në Kosovë i njëjti vazhdoi të merrej me biznes familjar, kishte hapur një dyqan e merrej me bujqësi.

Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte Kameri me familje në Shushicë të Istogut. Familjarët kanë pak fjalë për të ndjerin e u distancuan nga vepra e një dite më parë. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Kërkim falje kërkuan nga ta në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të vrarë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Dëshmitarët thanë për Express se i dyshuari e njihte mirë policin Demaj, ashtu siç e njihnin edhe i gjithë Istogu sepse nga ta konsiderohej si makth që nuk i linte të kryenin punë të jashtëligjshme.

Sipas informacioneve nga ata që panë rastin i ndjeri ishte futur i armatosur në bankë e nga aty do të merrte edhe dy pengje duke tentuar që të largohej. Aty u zë në pritë nga polici i ndjerë Izet Demaj me të cilin do të shkëmbenin zjarr. Të dy këta nuk arritën të ju mbijetonin plagëve të marra./Gazeta Express/.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz