BallinaLajmeDëshmitari që ishte në bankë rrëfen ngjarjen: Grabitësi ka pasur edhe bombë...

Dëshmitari që ishte në bankë rrëfen ngjarjen: Grabitësi ka pasur edhe bombë me vete

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një i ri që kishte pasur punë dje në një bankë në Istog është kthyer në ditë tmerri për të. Ai ka qenë dëshmitar kur Kamer Metaj, me kallashnikov ka kërkuar para dhe kur ka vrarë pjesëtarin e Policisë së Kosovës.

Dëshmitari ka thënë se plaçkitësi ka pasur bombë me vete dhe kallashnikov. Ka thënë se ka kërkuar gjatë gjithë kohës para.

“Ka pas bombë me veti dhe ka dashtë me e hedhë aty brenda. Një kallash ja kam pa në dorë dhe një bombë. Persona të thjeshtë në bankë kanë qenë 3 apo 4 klientë, po ashtu kanë qenë 4 vajza dhe 2-3 djem aty”, ka deklaruar ai për Klan Kosovën.

Po ashtu, dëshmitari thotë se një shok i tij që ishte prezent ka pësuar trauma duke thënë se ka kërkuar disa herë sot ndihmë nga mjekët.

“Kam qenë me një shok, vetëm sa e dërgova në spital, ka marrë trauma apo nuk e di, por nuk është mirë”.

Ai ka thënë se sigurimin e ka dëgjuar duke lajmëruar rastin e plaçkitjes, ndërsa ka thënë se punëtorët e bankës kanë shtypur alarmin.

“Ka qenë tmerr, si nëpër filma. Ka lyp pare dhe nuk e di. Sigurimin e kam dëgjuar duke e përmend ‘baza plaçkitje’ dhe ato vajzat i prekshin ato pullat”, ka deklaruar ai.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz