BallinaLajmePas ngjarjes në Istog, ky është veprimi i kryeministrit Haradinaj

Pas ngjarjes në Istog, ky është veprimi i kryeministrit Haradinaj

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Pas incidentit në Istog ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do ta vizitojë sot Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku është njoftuar për agjendën e kryeministrit Haradinaj.

Vizita e tij do të kryhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë në orën 09:00.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, kryeministri Haradinaj ishte shprehur i tronditur me ngjarjen në Istog.

“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish-ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrë peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, shkruante Haradinaj në Facebook.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz