BallinaLajmeKocijançiq reagon pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri: Hiqeni taksën

Kocijançiq reagon pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri: Hiqeni taksën

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Zëdhënësja se Bashkimi Evropian, Maja Kocijançiq, ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Republikës së Kosovës, duke bërë thirrje edhe një herë që taksa e vendosur për mallrat serbe të largohet menjëherë.

Ajo ka thënë se BE-ja është në dijeni të këtyre dorëheqjeve.

Kocijançiq ka thënë se BE-ja ka qenë shumë e qartë për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, që një vendim i tillë përbën shkelje të CEFTA-s dhe Marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokuese të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve”, ka thënë Kocijançiq, shkruan ‘Kurir’, transmeton Gazeta Express.

Ajo theksoi se të gjitha ankesat që palët kanë, duhet t’i zgjidhin përmes një dialogu që BE-ja do të vazhdojë ta lehtësojë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz