BallinaLajmeHoxhaj: Ne blejmë 400 milionë euro mallra nga Serbia, ata bëjnë fushatë...

Hoxhaj: Ne blejmë 400 milionë euro mallra nga Serbia, ata bëjnë fushatë të ndytë kundër nesh – kjo nuk do të vazhdojë më (Video)

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se masa mbrojtëse prej 10 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, sovranitetin, integritetin territorial, por mbi të gjitha i mbron edhe prodhimet vendore.

Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin me gazetaren Elfije Boletini, theksoi se ky vendim është marrë në mënyrë që Serbia mos të financoj më tutje me parat e qytetarëve të Kosovës, një fushatë kundër Kosovës në një gjeografi globale.

“Serbia këto muajt e fundit është duke bërë një fushatë të ndytë në raport me sovranitetin e Kosovës. Në gjeografi të ndryshme janë duke bërë përpjekje që të tërheqin njohjen e Kosovës, janë duke bërë përpjekje që të godasin sovranitetin e Kosovës, ta minojnë shtetësinë e Kosovës. Kështu, meqë Kosova është një vend ku Serbia eksporton produkte të shumta dhe qarkullimi vjetor i tregtisë mes Kosovës dhe Serbisë është diku rreth 400 milionë euro, ne si Qeveri kemi vendosur të vendosim masa ekonomike në raport me Serbinë. Vendimi ka qenë një vendim i një sjellje shtetërore me qëllim që Serbia mos të financojë më tutje me paratë e qytetarëve të Kosovës një fushatë kundër Kosovës në një gjeografi globale”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, ky vendim do ta dëmtojë ekonominë serbe.

Ai tutje tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbajë këtë vendim.

“Nëse ata e kanë luksin që të vazhdojnë, edhe ne do të qëndrojmë me vendimin që e kemi marrë si Qeveri e Republikës së Kosovës. Mendoj se vendimi si i tillë, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, por mbi të gjitha i mbron edhe prodhimet vendore”, u shpreh Hoxhaj.

Ai po ashtu ka ftuar qytetarët e Kosovës që sa më shumë t’i bojkotojnë produktet serbe dhe të blejnë mallra të cilat prodhohen në Kosovë.

“Dikur i kemi thënë jo regjimit të Millosheviqit përmes bojkotit, rezistencës civile, luftës së armatosur – sot duam ta bllokojmë ekonominë serbe dhe vendimi është i duhur”, tha ndër të tjera zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz