BallinaLajmeMatoshi jep detaje të reja rreth ndërtimit të deponisë në Fushë Kosovë

Matoshi jep detaje të reja rreth ndërtimit të deponisë në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Mourinho vendos disa kushte për tu rikthyer si trajner i Real Madridit

Jose Mourinho ka vendosur disa kushte për tu rkthyer...

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka vizituar komunën e Fushë Kosovës, me ç ‘rast është takuar me kryetarin Burim Berisha. Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe kryetari Berisha, kanë diskutuar për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një deponimi të përkohshëm të materieve të rrezikshme në fshatin Harilaq të Komunës së Fushë Kosovës.

Në një konferencë për media, ministri Matoshi siguroi kryetarin Berisha dhe banorët e fshatit Harilaq, se nuk do të ndërtohet asgjë që rrezikon shëndetin e qytetarëve të kësaj zone, përcjell Indeksonline.

“ Jemi të fokusuar që të bëjmë një zgjidhje të përbashkët. Siguroj banorët e fshatit Harilaq dhe gjithë banorët e zonës se nuk do të ndodhë ndërtimi i asnjë deponie e cila rrezikon jetën e banorëve në atë zonë. Këtë nuk do ta lejoj në rend të parë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Do të flasin ekspertë, do flasin faktet pastaj do të veprojmë së bashku”, tha ministri Matoshi.

Matoshi tregoi se ky projekt, i financuar nga Komisioni Evropian në vlerë mbi 12 milion euro, është në fazën fillestare dhe sipas tij është i rëndësishëm ndërtimi i një deponimi të përkohshëm për materiet e rrezikshme.

“ Në këtë fazë, ne jemi duke bërë vetëm shpimet gjeologjike në këtë zonë. Këtë ia sqaruam edhe kryetarit Berisha dhe së bashku ramë dakord që të takohemi sërish dhe të diskutojmë për t’i përfunduar këto procedura”, theksoi Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi, deklaroi se ndërtimi i një deponimi të përkohshëm nuk paraqet rrezik për banorët e Harilaqit dhe rrethinës.

“ Ne si ministri jemi të bindur se kjo nuk paraqet asnjë rrezik për banorët, megjithatë faza e ndërtimit, e dhënie së lejes, e vlerësimit të ndikimit në mjedis, janë faza të mëvonshme”, u shpreh ministri Matoshi.

Ministri Matoshi tha se mungesa e komunikimit rreth këtij projekti, ka mundur të sjellë paqartësi për komunën dhe banorët e Harilaqit për lokacionin e ndërtimit të deponimit.

Ndërsa kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha tha se Kuvendi Komunal gjatë kësaj jave do të marrë vendim për këtë çështje.

“ Të enjten do ta kemi një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku do të vijë dikush nga Ministria e Mjedisit. Asambleja do të marrë një vendim se çka do të bëjmë me këtë çështje”, tha Berisha.

Ndryshe, pas kërkesës së banorëve të Fushë Kosovës, komuna të cilën e udhëheq Burim Berisha kishte ndërprerë punimet për arsye procedurale, pakënaqësisë dhe refuzimit që i bëjnë bizneset që veprojnë në atë vend.

Ndërkaq, në vendimin e Qeverisë së Republikës, të siguruar nga “Indeksonline”, theksohet se vendi ku do të varrosen mbeturinat do të jetë në fshatin Harilaq me parcelë kadastrale në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Vlen të theksohet se aktualisht Kosova përdorë fshatin e Krivovës që gjendet në ‘vijën kufitare’ mes komunës së Drenasit dhe Fushë Kosovës. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz