BallinaLajmeKonjufca: Ata që po rrahin gjoks e po e përmendin Adem Jasharin...

Konjufca: Ata që po rrahin gjoks e po e përmendin Adem Jasharin e kanë bërë këtë vend kështu

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër Qeverisjen Haradinaj, njofton Gazeta Blic.

Në fjalimin e tij në Kuvend, Konjufca deklaroi që nuk njeh asnjë person që ka besuar që do të bëhet mirë në Kosovë, kur do të udhëheq koalicioni PAN.

“Nuk njoh asnjë person që ka besu që do të bëhet mirë kur PANI qeverisë këtë vend. Në Kosovë është bërë e zakonshme të vdesësh në vendin e punës, është bërë e zakonshme të japësh miliona euro për biznese private. Jemi i vetmi shtet pa sigurime shëndetësore”, tha Konjufca, përcjellë Gazeta Blic’.

Tutje Konjufca tha që popullsia në Kosovë po zvogëlohet për shkak se të gjithë po kërkojnë një jetë me të mirë jashtë vendi.

“Jeta më e mirë po kërkohet jashtë vendit, kush po e përmend Adem Jasharin e që po rrahin gjoks, ata e kanë bërë këtë vend kështu”, tha ai.

Konjufca pohoi se më askush s’do të mund ta ndal Vetëvendosjen, sepse të gjithë e duan ndryshimin./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz