back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeE papritur: Thaçi kundërshton hapur shtesat për fëmijë, e quan lojë elektorale

E papritur: Thaçi kundërshton hapur shtesat për fëmijë, e quan lojë elektorale

Të ngjajshme

Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet,...

Cila kryeson në Instagram, gruaja e Messit apo CR7?

Në rrjetet sociale shihet qartë se sa është popullariteti...

Dua sfidon trendet me një “look” që guxon pak kush

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr...

Presidentja Osmani pret në takim sot homologun hungarez

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të presë sot...

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka dalur kundër aplikimit të shtesave për fëmijë të propozuar nga AAK-ja. Vajza e vëllaut e presidentit Thaçi e ka quajtur këtë nismë si pjesë të fushatës elektorale. Sipas saj, me 10 euro nuk mund të zbutet varfëia dhe nuk rritet lindshmëria.

“Me 10 euro ne muaj nuk zbutet varferia, nuk rritet lindshmeria e femijeve dhe nuk mashtrohet elektorati kosovar.

Varferia nuk mund te zbutet me skema sociale ironikisht te varfra. Buxheti i Kosoves nuk mund ta mbaj barren e secilit politikan qe i bie ne mend ndonje ide populiste qe do te mund te sillte vota ne zgjedhjet e ardhshme, duke mos marr asnje pergjegjesi per implementimin e saj. Varferine do te mund ta zbuste hapja e vendeve te reja te punes, zhvillimi i sektorit privat dhe nxitja e ndermarrjeve te vogla e te mesme, krijimi i kushteve me te mira per investime nga jashte, sistemi arsimor qe i pergjigjet nevojave te tregut te punes, etj.

Renia e lindshmerise do te duhej te trajtohej ne menyre pak me serioze dhe kreative. Nenat e reja duhet te mbrohen dhe stimulohen qe te arsimohen dhe te punojne, e jo te paguajne çmimin e emancipimit duke mos dashur te lindin me shume femije; ato mbrohen kur ligji i punes zbatohet ne teresi, duke garantuar mos-diskriminimin e çfaredo lloji ndaj grave, kur numri i kopshteve publike te jete i mjaftueshem per te akomoduar te gjithe femijet qe kane nevoje per to, kur qeveria del me politika fiskale dhe kreditore te leverdishme per çifte te reja dhe familje… pra nje strategji shteterore e menduar mire, per nje rezultat afatgjate e te qendrueshem.

Nderkohe, elektorati jone meriton me shume respekt se kaq, sepse eshte i vetedijshem dhe vlereson politikanet largpames, te cilet kane vizion per vendin dhe qytetaret, dhe nuk mund te kenaqet me politikat tona ad hoc qe nuk qojne askund” shkruan Evgjeni Thaçi në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz