BallinaLajmeVeseli vizitë në Gjermani, kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave 

Veseli vizitë në Gjermani, kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave 

Të ngjajshme

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 200 kg dyner

Gjatë kontrolleve rutinë në pikat kufitare, zyrtarët doganorë kanë...

Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skënderajt, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani,...

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës në dyshim, FIFA hyn në negociata urgjente

Sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafström, do të...

Prishtina nis aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore

Komuna e Prishtinës, më saktësisht ekipet e Drejtorisë për...

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të pritet në takim të posaçëm nga kryetari i Bundestagut, Dr. Wolfgang Schäuble.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Veseli do të zhvillojë takime të tjera edhe me zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë të angazhuar në çështje të Ballkanit.

Gjatë këtyre takimeve, kryeparlamentari Veseli do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesin e integrimit evropian në përgjithësi, anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe rritjen e investimeve gjermane në Kosovë.

Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës do të diskutojë me zyrtarët e lartë gjermanë për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz