BallinaLajmeHaradinaj s’ka përgjigje ndaj kërcënimeve të Thaçit, ja ku gjendet tani

Haradinaj s’ka përgjigje ndaj kërcënimeve të Thaçit, ja ku gjendet tani

Të ngjajshme

FFK me bileta falas për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do...

Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? Irani mohon

Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin...

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë

NASA ka hequr dorë nga plani i mëparshëm për...

Mbi gjysma e qytetarëve jashtë tregut të punës, alarm për ekonominë e Kosovës

Mbi gjysma e popullsisë në moshë pune mbetet jashtë...

Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në Shqipëri me rastin e 90 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare. Nga atje ai foli për kulturën shqiptare, por jo edhe për kërcënimet që mori sot nga presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili i kërkoi të parit të Qeverisë ‘korrigjim deklaratash’ pasi ‘nuk jemi të përhershëm në pozicionet tona’.

Shefi i ekzekutivit është lajmëruar nga Shqipëria ku po feston ditëlindjen e Mbretit Ahmet Zogu I. Por jo për t’iu kundërpërgjigjur Thaçit.

“Me Anitën dhe miq të shumtë, ishim të nderuar të bashkohemi me Familjen Mbretërore, Princin Leka dhe Princeshën Elia, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe në kremtimin e ditëlindjes së Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Ahmet Zogu I. Historia dhe kultura e pasur shqiptare janë testament dhe mishërim i vlerave tona sublime perëndimore. RH’, shkruan Haradinaj në Facebook.

Thaçi i kërkoi sot Haradinajt që t’i korrigjojë deklaratat e tij kundrejt dialogut me Serbinë.

Haradinaj vazhdimisht ka kundërshtuar idenë e Thaçit për shkëmbim të territoreve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz