BallinaLajmeVeseli: Unë vendos a largohet Abelard Tahiri nga Qeveria

Veseli: Unë vendos a largohet Abelard Tahiri nga Qeveria

Të ngjajshme

Dita e Lirisë së Shtypit e “parëndësishme” për Kurtin, se shkruan asnjë fjalë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri në...

Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në...

Aksident i rëndë në rrugën Drenas-Komoran, përfshihen 4 vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mohuar se ka zhvilluar mbledhje të kryesisë e ka quajtur vetëm takim me kolegë. Pas këtij takimi ai është prononcuar shkurtë për media duke thënë se PDK po reformohet, ndërsa sa i përket largimit të Abelard Tahirit nga posti i Ministrit të Drejtësisë u shpreh se ky vendim i takon vetë atij (Veselit), raporton Gazeta Express.

“E takova Abelard Tahirin , është nga ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme e s’ka asnjë aferë korruptive, vendimmarrja do të jetë e imja, e PDK-së dhe jo e asnjë individi”, tha Veseli.

Para rreth një ore Abelard Tahiri u shpreh se nuk e di nëse do të vazhdojë të qëndrojë ministër. Ai nuk ka dashur të komentojë nëse dorëheqja e tij ka të bëjë me vizitën në Ujman.

Dje u raportua se ideja për dorëheqje erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike. Ai ka konsideruar se të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz