back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeNjë 3 vjeçare humb jetën në Mitrovicë, e zunë dyert e oborrit

Një 3 vjeçare humb jetën në Mitrovicë, e zunë dyert e oborrit

Të ngjajshme

Rusia reagon për sulmin masiv në Ukrainë

Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës...

Skandali në koncertin e Coldplay, Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron

Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot,...

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje pas...

Një 3 vjeçare ka humbur jetën sot në lagjen ‘Iliriadë’ në Mitrovicë.

Vogëlushja ka ndërruar jetë si pasojë e zënies nga dyert e oborrit të shtëpisë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

“Bëhet fjalë për një vogëlushe 3 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën Gani Hajra, ose në lagjen “Iliriadë” në Mitrovicë. Një 3 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zënies nga dyert e oborrit të saj”, ka thënë Zaiti.

Gjithashtu në këtë rast e lënduar ka mbetur edhe një vajzë tjetër, 5 vjeçare e cila raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe sipas rrethanave, rasti është vlerësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja fatale. Pra konsiderohet se dyert nuk kanë qenë të siguruara mirë.Gjatë kësaj kohe familjarët kanë qenë në shtëpi, pasi ishin ata që kanë lajmëruar policinë për rasti”,ka përfunduar Zaiti./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz