BallinaLajmePresidenti godet Haradinajn: Unë shkoj në mënyrë transperente në Veri

Presidenti godet Haradinajn: Unë shkoj në mënyrë transperente në Veri

Të ngjajshme

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Ishte shumë pranë Trabzonsporit, Myrto Uzuni tregon pse dështoi transferimi!

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, ka gjetur veten te...

Hashim Thaçi ka thënë se në Veri shkon në mënyrë transperente e jo qysh bëjnë të tjerët. Në këtë mënyrë i është përgjigjur Ramush Haradinajt i cili tha sot se shkon në veri, por pa prezencën e mediave.

“Unë shkoj në adresa publike. Jo në adresa të dyshimta. Liderët duhet të shkojnë sa më shpesh atje në mënyrë transperente”, ka thënë Thaçi, në konferencën për media.

Ramush Haradinaj tha sot në Veri ka shkuar disa herë por s’i ka bërë publike këto shkuarje dhe as nuk ka marrë media me vete.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se s’ka marrë leje nga askush për të vizituar Veriun e Kosovës. Ka thënë se leje për të vizituar Kosovën lëshojnë vetëm për vizitorët nga Serbia.

“Kurrë s’kam marrë leje, as që do të marrë leje për një gjë të tillë. Edhe kjo vizitë ishte transparente”, ka thënë Thaçi, në një konferencë për media, që po mbahet në Presidencë, e që ka nisur në orën 18.15.

“Kosova është shtet i lirë, një dhe unik. Demokratik, multientik, në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për gjithë qytetarët kudo”, ka thënë Presidenti.

“Dje, edhe një herë, edhe sikur herëve tjera, kam vizituar pjesën veriore të Kosovës. Do të vizitoj përsëri sa herë e shoh të nevojshme”, ka thënë ai,.

“Kosova është shtet i lirë, një dhe unik, demokratik, multietnik në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët kudo pavarësisht vështirëve teknike që mund të paraqiten aktualisht. Dje sikurse herët tjera vizitova veriun dhe do t’i vizitoj sa herë që e shoh të nevojshme në agjendën time”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz