back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeRrëfimi i Donika Kastratit: Jam sulmuar në mes të ditës në Prishtinë

Rrëfimi i Donika Kastratit: Jam sulmuar në mes të ditës në Prishtinë

Të ngjajshme

Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK: Mos e përdorni ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar...

Mësohet sakrifica që e ka bërë Jacksoni për t’iu bashkuar Bayernit

Historia befasuese e Nicolas Jackson po bën jehonë në...

Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se...

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

U godit me grusht nga një person të cilin se njeh. Donika Kastrati, aktiviste e të drejtave të grave rrëfen për sulmin fizik që pati në qendër të Prishtinës, para një jave.

Donikën për disa minuta nuk e ndihmoi dhe nuk u interesua për gjendjen e saj asnjë kalimtar rasti.

Për raste të ngjashme të sulmit verbal e fizik nga ana e një të riu rreth 25 vjeçar është raportuar edhe në rrjetet sociale ditët e fundit. Sipas raportimeve të viktimave tjera të dhunës fizike, i dyshuari zakonisht sulmon vajzat dhe gratë që kalojnë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Kryeqytet.

Kjo është hyrja e ndërtesës ku banon i dyshuari. Banorët tjerë të ndërtesës, thonë që janë ankuar te nëna e personit në fjalë, por e cila iu është përgjigjur se nuk ka mundësi ta pengojë.

Në dyqanet përreth rrugës ‘Agim Ramadani’ prapa kamerave pronarët dhe punëtorët pohuan se kanë parë disa herë personin në fjalë, të cilin të gjithë e përshkruajnë njësoj, zeshkan, i dobët, rreth 25-27 vjeçar. Sipas tyre, i njëjti kalon shpesh duke bërtitur, dhe kanë parë të sulmojë verbalisht kalimtarë.

Në Policinë e Kosovës thonë se është raportuar vetëm një rast i sulmit fizik që ka ndodhur mesditën e së enjtes. Komandanti i Stacionit Qendror në Prishtinë thotë se personi në fjalë ka dosje tjera në polici për raste të ngjashme.

Jo të gjitha rastet që janë bërë publike në rrjete sociale janë lajmëruar në polici. As Donika nuk e ka bërë këtë gjë. Ajo ka një arsye pse nuk iu është drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Raste të raportimit të sulmeve fizike gjatë vitit 2018 në polici janë shënuar 4. Tre prej personave janë të identifikuar kurse njëri po hetohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz