BallinaLajmeVeseli viziton familjen italiane në Klinë që po ndihmon familjet kosovare

Veseli viziton familjen italiane në Klinë që po ndihmon familjet kosovare

Të ngjajshme

Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kilogramë duhan në Kamenicë

Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar një tjetër...

Musliu kritikon ashpër Kurtin: Paralajmëron rrezik të diktaturës pas zhvillimeve politike në vend

Ish-deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka folur rreth dështimit...

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin...

Pacolli reagon ashpër: Politika vendore po e dëmton shtetin më shumë se çdo faktor tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes...

Sot ditëlindja e një nga politikaneve më joshëse në Evropë

Ish-presidentja kroate arriti të tërheqë sërish vëmendjen me zgjedhjet...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot familjen e Massimo Mazzalit, udhëheqës i Caritas Umbria të Italisë me seli në Kosovë.

Veseli ngushëlloi familjen italiane për humbjem e djalit të tyre në një fatkeqësi, ndërsa ka blerësuar lart rolin e kësaj familje e cila ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë familjet kosovare.

“Sot, në Klinë, vizitova familjen e Massimo Mazzalit, udhëheqës në Kosovë i Caritas Umbria të Italisë. Pak kohë më parë familja Mazzali, në një fatkeqësi, ka humbur djalin e saj. Prej 19 vitesh kjo familje dhe organizata që ajo drejton kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shumë e shumë familje kosovare, duke ndërtuar me qindra shtëpi për të pastrehët, duke strehuar qindra fëmijë të mbetur pa familje, e duke u dhënë atyre edukim dhe ngrohtësinë e munguar familjare. U preka nga mikpritja që gjeta në këtë familje dhe nga dashuria e madhe e saj për vendin tonë.

Do t’i propozoj Presidentit të Kosovës që kësaj familje të jashtëzakoshme për humanizmin e saj t’i ndaj medaljen presidenciale”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz