back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeRexhep Selimi: Kur don Hashimi, Ramushin e Fatmirin i qon te shpija

Rexhep Selimi: Kur don Hashimi, Ramushin e Fatmirin i qon te shpija

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka quajtur plotësisht të pa fuqishëm në këtë qeverisje, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Në BlicIntervista,e cila transmetohet live sonte në faqen zyrtare të Gazetës Blic,nga ora 21:00, Selimi ka thënë se të dy këta persona varen kryekëput nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Dhe sipas tij lojaliteti i tyre ndaj Thaçit shkon deri në servilizëm.

Në këtë intervistë, Selimi nuk heziton që Haradinajn ta quaj si person që po bëhet servil i Hashim Thaçit.

Ndërsa Limajn e ka quajtur gjithashtu si person që është shndërruar në argat te Hashim Thaçit.

Deputeti i VV-së, ka thënë se është e vërtet që Haradinaj e Limaj nuk ja kanë frikën fizike Thaçit, por e din se kur don Hashimi ai i qon te shpija prandaj edhe i frikësohen dhe i shërbejnë atij.

“Limaj dhe Haradinaj është e vërtet se nuk ja kanë frikën fizike Thaçit, por ja kanë frikën e pushtetit për shkak se gjithë pushtetin Haradinaj dhe Limajt në qeverinë aktuale e mban Thaçi.

Pra Thaçi ka në dorë pushtetin e tyre të cilën fuqi shpesh ai e demonstron, pra Thaçi mund ti qoj në shtëpi këta dy, gjë qe këta ja kanë frikën këtij fakti, por pavarësisht kësaj ata kanë marrë përgjegjësi, ata kanë përgjegjësi dhe pavarësisht kësaj ata duhet ti marrin këto përgjegjësi dhe jo të ankohen sepse i kam dëgjuar shpesh të ankohen për Thaçin” ka thënë ai.

Intervistën e plotë me Rexhep Selimin mund ta ndiqni sonte nga ora 21:00 në faqen zyrtare të Gazetës Blic, në facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz