BallinaLajmeEurodeputeti gjerman: Ndryshimi i kufijve vetëm nëse pajtohet BE dhe Këshilli i...

Eurodeputeti gjerman: Ndryshimi i kufijve vetëm nëse pajtohet BE dhe Këshilli i Sigurimit

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Mourinho vendos disa kushte për tu rikthyer si trajner i Real Madridit

Jose Mourinho ka vendosur disa kushte për tu rkthyer...

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë se vetëm me pajtimin e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund të realizohet ideja për ndryshim të kufijve si zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë për ‘tanjug’, McAllister ka thënë se të gjithë në Bashkimin Evropian janë në dijeni për idenë e lëvizjes së kufijve.

“ Ne jemi të vetëdijshëm për këtë debat. Sigurisht një zgjidhje e tillë mund të arrihet vetëm nëse pajtohen të dy palët dhe nëse është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ndër të tjera për këtë gjë duhet të pajtohen edhe vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe BE-së”, ka thënë ai për tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai ka folur edhe për angazhimin e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë kundër kësaj ideje kanë dalë shtetet perëndimore si Gjermania dhe Britania e Madhe. As Federica Mogherini nuk ka përkrahur një ide të tillë.

Shumë ish-diplomatë të BE-së janë ngritur kundër kësaj ideje duke thënë se një gjë e tillë do të ndezte konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz