back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBujqësiFshati i Mitrovicës ku jeton vetëm një person me 300 dhitë e...

Fshati i Mitrovicës ku jeton vetëm një person me 300 dhitë e tij (Video)

Të ngjajshme

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Shala e Bajgorës shquhet për numër të madh të fshatrave, të cilat shtrihen në një teren malor dhe që kanë bukuri përrallore.

Një ndër këto fshatra është edhe Kutllovci, i cili sot pothuajse është i pashkelur.

40 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbetur vetëm muret e zbrazura dhe bukuritë e natyrës, të cilat kanë mbet të pikturuara si në letër, pa i shkelur njeri.

Isuf Abazi është banori i vetëm i cili kthehet në këtë fshat për t’i kullotur 300 dhi.

“Janë afër 300 krerë. Zgjohem në ora 6:00 dhe i mjelim e dërgojmë qumështin në shitore. Ndërrohemi më vëllain kohë pas kohe. E kemi biznes familjar”, shprehet Isuf Abazi për RTV Dukagjinin.

Të ngjitësh përgjatë bregoreve e vetmja gjë që dëgjon është tingulli i flladit të lehtë dhe cicërimat e zogjve që kishin mbuluar fshatin e braktisur.

Përveç pamjes përrallore, nga ky fshat shihet e pothuajse e tërë Mitrovica.

Isuf Abazi thotë si dikur në këtë fshat kishte plotë gjallëri, por pas lufte fshati u braktis.

“Kemi jetuar deri në luftë. Kemi qenë rreth 40 shtëpi. Ne jemi marrë me bujqësi ndërsa prindi ka punuar në Trepçë, por pas lufte jemi shpërngulë”, deklaroi Abazi./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz