back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeSi mbeti pa u pranuar në shkollë të mesme të Prishtinës një...

Si mbeti pa u pranuar në shkollë të mesme të Prishtinës një nxënës shembullor

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Ky vit i ri shkollor nuk ka filluar ende për nxënësin Besfort Bunjaku.

Me një dëftesë me nota shembullore dhe pa asnjë përgjigje për mospranimin e tij në shkollë të mesme, familja u është drejtuar mediave për ndihmë, raporton KTV.

Besforti, një nxënës shembullor që ka mbaruar mësimin fillor në Shkollën Fillore “Elena Gjika”, ka aplikuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

Pas mospranimit të tij, atij i është thënë së është në listë të pritjes, po ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje për fillimin e mësimit.

“Jam ankuar në Komunë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Plus edhe në Komunë kur kam shkuar, mezi kam gjetë vendin ku me e bë ankesën”, ka thënë ai.

Familja e Besfortit është ankuar në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas tyre, këto ankesa nuk janë shqyrtuar nga asnjëri institucion dhe ai vazhdon të mos ketë kurrfarë përgjigje.

Por, ndryshe thotë komuna e Prishtinës.

“Emri i nxënësit është i dhjeti me radhë në listën e të papranuarve (që quhet ndryshe edhe listë e pritjes). Renditja në listë bëhet sipas pikëve që i kanë nxënësit. Siç ndodh në nivel vendi, poentimi bëhet me formulë, ku hyn suksesi gjatë viteve paraprake të shkollimit; pikët në testin e arritshmërisë dhe suksesi në lëndët përkatëse për shkollën/drejtimin që synon, e të ngjashme. Bazuar në këtë, ankesa e nxënësit në fjalë nga Drejtoria Komunale e Arsimit është cilësuar si e pabazuar”, ka thënë Adonis Tahiri, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.

Përndryshe, mohimi i arsimit të mesëm konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut dhe familja e Besfortit kanë thënë se këtë radhë, do të ankohen tek Avokati i Popullit.

Pa përmendur emra, Besforti ka treguar për shumë nxënës të pranuar, e me sukses më të dobët se ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz