back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeGazetarja e njohur sulmon ashpër Hashim Thaçin – Falenderon protestuesit nga Drenica

Gazetarja e njohur sulmon ashpër Hashim Thaçin – Falenderon protestuesit nga Drenica

Të ngjajshme

Protestë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më 13 dhjetor në Shkup

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë...

Dhunohet një femër në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit u raportua dje në Gjakovë. I...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Gazetarja e njohur Jeta Xharra ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook në lidhje me zhvillimet politike ditore, ku në Skënderaj u protestua kundër ardhjes për vizitë të presidentit serb Vuçiq – e të cilën e dënoi edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Periskopi.

Xharra ka theksuar se një protestë e tillë ka qenë mjaft e mirë për vendin – dhe se qytetarët që votuan nuk duhet të ndihen të vetmuar.

Në pjesën e dytë të shkrimit ajo e ka sulmuar ashpër kryetarin e vendit, Hashim Thaçin duke i thënë “me çfarë mend” i ka dhënë leje Vuçiqit me ardhë në Kosovë kur ai vetë do të arrestohej po të shkonte në Preshevë.

Lexoni të plotë shkrimin e saj në Facebook:

Na ndihmojnë, na ndihmojnë bile edhe shumë na ndihmojnë! Faleminderit gjithë protestuesve të sotëm që kanë dal. Protesta e juaj në Skenderaj neve qytetarëve tjerë të Kosovës na tregon që këtu ka guxim qytetar sepse nëse kurkush s’ju ka konsultu juve për vizitën e Vuqiqit në komunën tuaj, nëse ju nuk dini për agjendat e zyrtarëve serb në komunën tuaj, atëherë është krejtësisht normale ju mos me nejt si kukulla vetëm e vetëm pse presidenti i Kosovës na qenka i PDK-së dhe votuesit e asaj zone mund të jenë të PDK-së! Të lutem mos e leni dikend me ju bind (në ditët në vijim) që ‘të hujt do të na qortojnë’ apo që ju ‘e keni dëmtu imazhin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare’. Të lutem mos i bleni këto dokrra, mos u brengosni për këtë punë e as mos u mashtroni. Neve veç nder na keni bo! Ju keni plotësisht të drejt me protestu sepse një numër i madh i zyrtarëve të Kosovës, duke përfshi Hashim Thacin, si dhe plot qytetarë e deputetë tjerë që madje nuk kanë qenë në UÇK, nuk po lejohen në dy muajt e fundit me shku me vizitu familjarë në Luginën e Preshevës. Andaj ju falenderoj që nuk po përkuleni e nuk po silleni si zombi votues por po e ngritni zanin dhe të paktën ju, nëse jo institucionet e vendit, po ofroni pak drejtësi e reciprocitet. Ta dini që nuk jeni të vetmum!

Hashim Thaçi, me çfarë mend ti i jep leje që Presidentit të Serbisë me ardh në Kosovë kur ai ty të ka tregu që të arreston në kufi nëse ti don me shku në Preshevë? Ata ty s’të lejojnë me shku në Preshevë me pretekstin që ke qenë në UÇK, por ti ata nuk po i pengon me të njejtin pretekst që Vuqiqi ka qenë zëdhënës i Millosheviqin që ka bo krime në Kosovë, pse pra me i dhanë leje madje edhe deri në Ujaman me shku nëse ai s’te jep ty leje me shku në Preshevë? Pra, çka po të pengon ty me u sill në mënyrë reciproke edhe me na përfaqësu neve qytetarëve të Kosovës denjësisht e jo me na pru në situata kur turpërohemi prej qëtyne manovrave tuja?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz