Arsenali e ka mundur Cardiffin 3-2 në një ndeshje drithëruese në të cilën vendasit e rikthyen rezultatin dy herë, por vetëm për t’u mposhtur në fund 3-2 nga “Topçinjtë”.
Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi i dhuruan epërsinë skuadrës së Unai Emeryt, me këtë të dytin që shënoi me kokë pas një harkimi të saktë nga mesfushori i Kombëtares së Zvicrës pas 10 minutave lojë.
Aubameyang dhe Lacazette po ashtu shënuan në këtë ndeshje për Arsenalin.
Në anën tjetër për vendasit realizuan Camarasa dhe Ward.
Notat për Mustafin, Xhakën dhe të tjerët i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/