BallinaJetëMe aktivitete sportive dhe dietë të rregullt për një vit humbi 80...

Me aktivitete sportive dhe dietë të rregullt për një vit humbi 80 kilogramë

Të ngjajshme

Mësohet skuadra e parë e cila inkuadrohet në Serie A

Venezia është skuadra e parë e cila është inkuadruar...

Sulmi me thikë në Londër, 45-vjeçari para gjykatës

Një burrë 45-vjeçar u paraqit në një gjykatë në...

Rexhepi: Mjetet për shqiptarët e Luginës i bllokoi Demo Berisha, e ka pranuar qartë

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar...

Eyup Demir (24) nga Hatay, Turqi, për një vit përmes ushqimit të rregullt dhe duke u marrë me sport ka humbur 80 kilogramë, raporton Aandolu Agency (AA).

Demiri ka luftuar me obezitetin qysh nga fëmijëria, ndërsa kur pesha e tij arriti 190 kilogramë, ai vendosi të bënte diçka dhe të ndryshonte mënyrën e jetesës së tij.

Ai donte të bënte një operacion në stomak, por nutritionisti, duke marrë parasysh moshën e tij, këshilloi dietën dhe sportin.

Për një muaj ai arriti të humbte 20 kilogramë, gjë që i dha atij kënaqësi dhe motivim të madh për të vazhduar luftën me obezitetin

“Më vinte turp kur shkoja diku. Gjithmonë mendoja nëse mund të gjeja ndonjë karrige për t’u ulur dhe nëse do të duroj. Përpiqesha të gjejë një vend të përshtatshëm. Turpërohesha edhe kur hyja në dyqan “, kujton Demir.

Ai kujtoi fillimin e vështirë, duke shtuar se ia vlente mundimi në fillim dhe arritja e rezultatit të dëshiruar.

Së pari, ai pushoi së ushqyeri joshëndetshëm dhe më pas filloi të lëvizte më shumë.

“Me kalimin e kohës fillova edhe të vrapoja. Fillimisht disa xhiro, dhe pastaj aplikova për disa sporte. Tani merrem me futboll, volejboll, basketboll, vrapim, boks dhe palestër”, shtoi Demir.

Ai tha se dëshiron të jetë shembull dhe motivim për të tjerët që kanë humbur ose fillojnë të humbin shpresën.

“Të gjithëve ua rekomandojë sportin dhe ushqimin e rregullt. Deri tani kam inkurajuar 100 persona që të ecin hapave të mi. Shkoj ku të dua dhe blej çfarë të dua”, sqaroi ai.

Megjithatë, nuk ka ndërmend të heq dorë, por të arrijë peshën e dëshiruar prej 85 deri në 90 kilogramë.

“Kam blerë biçikletë dhe në punë shkoj me të”, shtoi Demir, për të cilin kjo është stërvitja e mëngjesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz