BallinaLajmeArrestohen tre persona dhe konfiskohen mbi nëntëmbëdhjetë kilogramë narkotikë

Arrestohen tre persona dhe konfiskohen mbi nëntëmbëdhjetë kilogramë narkotikë

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka zhvilluar operacione në Gjilan dhe në Gjakovë, me qëllim luftimin e trafikimit me narkotik.

Operacioni policor në rajonin e Gjilanit, është realizuar konkretisht në fshatin Novosellë  të komunës së  Kamenicës, i cili ka rezultuar me sekuestrimin  e një sasie prej 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike si dhe me arrestimin e  dy të dyshuarve:

R. mashkull, kosovar shqiptar, (1961)

R. mashkull, kosovar shqiptar, (1988)

Të  dyshuarit janë arrestuar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke e shkarkuar një sasi të substancës narkotike nga vetura ‘Golf 5 ‘, të cilën e posedonin të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti dhe Gjyqtari i Procedurës paraprake me urdhër të të cilëve është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarve të lartcekur, ku gjatë kontrollit në podrumin e shtëpisë u  janë gjetur edhe dy paketime me substancë narkotike të llojit ‘Marihuanë’.

Ndërsa në rajonin e  Gjakovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë  gjatë operacionit të përbashkët  ka realizuar një bastisje e cila ka rezultuar me sekuestrimin e një arme dhe disa fishekë.

I dyshuari L. A.  mashkull, kosovar shqiptar, (1988), është arrestuar dhe ndalur në qendrën e paraburgimit në Gjakovë.

Gjatë operacionit të përbashkët, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar :

19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike

Vetura ‘Golf 5 ‘

Një armë ‘AK-47’

 24 fishekë, 7. 62mm

Një peshore elektronike

Një telefon ‘Samsung’

Veprimet e ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve kanë qenë në koordinim me prokurorin e shtetit të Gjilanit dhe atë të Gjakovës me aktvendim të të cilëve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz