Sunday, July 20, 2025
BallinaKulturëTeatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri

Teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri

Të ngjajshme

9 persona të lënduar në Gllarevë nga aksidenti i trafikut

Nëntë persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur në...

Tayna vjen me tjetër duet (video)

Tayna vjen me një tjetër super bashkëpunim, të titulluar...

Nëntë të lënduar në aksidentin në Gllarevë, një në gjendje të rëndë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në...

Momenti ku garuesi bën simbolin e shqiponjës dhe diskualifikohet nga garat në Mal të Zi

Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim pune, drejtorët e Teatrove të qyteteve kryesore të Kosovës dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Teatrove të Kosovës.

Në këtë takim ministri diskutoi për situatën e tanishme të teatrove nëpër Kosovë dhe mundësinë e përmirësimit kushteve të tyre të punës dhe stabilitetit financiar të tyre. Ministri e përfaqësuesit biseduan edhe për hartimin e projektligjit për teatrot. Ministri Gashi i njoftoi ata se në këtë fazë MKRS-ja është duke e përgatitur koncept dokumentin i cili do të miratohet në Qeveri duke i hapur rrugën ligjit të ri, që sipas ministrit besohet se teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri në pjesën e parë të vitit 2019.

 “Ndër të tjera, ligji do të parasheh rritjen e buxhetit dhe avantazhet tjera. Po ashtu, kjo politikë e re do të obligojë komunat dhe kryetarët e tyre që të ndajnë buxhet shtesë për teatrot dhe rritjen e numrit të stafit dhe futjen e tyre në lista të rregullta të pagave”, shpjegoi ministri, duke u zotuar se MKRS-ja do të punojë sa më shpejtë që është e mundur në hartimin e ligjit dhe duke përfshirë të gjitha palët e interesit. “Me miratimin e këtij ligji dhe zbatimin e tij, teatrot anekënd Kosovës do të stabilizohen dhe kjo drejtpërsëdrejti do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve dhe vlerave artistike”, ka vlerësuar ministri Gashi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e teatrove dhe sindikatës falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar dhe u shprehen se kjo nismë e MKRS-së është e mirëseardhur dhe konform kërkesave që ata kanë. Ata premtuan se do të angazhohen maksimalisht në bashkëpunim me MKRS-në që ligji në fjalë të jetësohet sa më shpejt. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit