BallinaLajmeAlbena Reshitaj me post të ri qeveritar

Albena Reshitaj me post të ri qeveritar

Të ngjajshme

Vetëverbimi

Në mes te monumenteve që mishërojnë historinë dhe lavdinë...

Pas dorëheqjes së saj nga pozita e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është emëruar këshilltare politike e kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.

Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës”, ka shkruar kryeministri në Facebook. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz