BallinaRegjionaleDrenasPaditet Ramiz Lladrovci, rrezikon të dënohet me burgim!

Paditet Ramiz Lladrovci, rrezikon të dënohet me burgim!

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ish-udhëheqësi i Personelit në Komunën e Drenasit, Gëzm Shishani ka ngritur Kallëzim Penal ndaj kryetarit të kësaj komune Ramiz Lladrovci, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për rikthimin e tij në punë.

Shishani, ka deponuar padi ndaj Lladrovcit një ditë më parë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin se ky i fundit ka vepruar kundërligjshëm duke mos e zbatuar vendimin e drejtësisë cili e kishte obliguar atë si kryetar të Komunës së Drenasit për rikthimin e tij në detyrë në afat prej 15 ditësh, por kjo nuk ka ndodhur ani pse kanë kaluar rreth dy muaj nga koha kur Gjykata e Apelit kishte marrë këtë vendim.

Bazuar nën dyshimet e paditësit, Kodi Penal ka përcaktuar gjobë ose dënim me burgim deri në 2 vjet, për mosekzekutim të vendimit gjyqësor.

Ekziston dyshimi i bazuar se I pandehuri Ramiz Lladrovci, ka kryër veprën penale nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës – mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, në të cilin shprehimisht thuhet “Presoni zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. Nëse me veprën penale nga paragrafi I. I këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, ndjekja nuk do të ndërmerret”, thuhet në arsyetimin e padisë, të ushtruar ndaj kryetarit Lladrovci.

Kallëzim Penal ndaj kryetarit Ramiz Lladrovci

Për mosekzekutim të vendimit, shkelje kishte paraparë edhe Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke iu referuar ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Me nenin 15 të Ligjit të Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përcaktohet se: Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, dhe se në këtë rast vendimi i Këshillit duhet të zbatohet ashtu siç është urdhëruar në dispozitivin e vendimit. Andaj nga sa u tha më lartë, gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe ka lënë në fuqi aktvendimin për përmbarim”, thuhet në aktvendimin e Apelit, të cilin e kishte publikuar ditë më parë “Gazeta Blic”.

Kryetari Lladrovci por as zyrtarët tjerë komunal nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me mos kthimin e Shishanit në detyrë.

Shishani është suspenduar nga posti i shefit të personelit pas nisjes së hetimeve bazuar në një Raporti mbi Auditmin të kryer me kërkesë të veçantë me temën; “Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës” të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz