back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeVeseli: PDK po krijon gjeneratë për qeverisje transformuese në Prishtinë

Veseli: PDK po krijon gjeneratë për qeverisje transformuese në Prishtinë

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë. Ai uroi të gjithë të rinjtë anembanë Kosovës që janë bërë pjesë e strukturave rinore.

Kryetari Veseli theksoi se marrja e përgjegjësive politike nga rinia është garancë e transformimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Prishtina, tha ai, ka nevojë për një gjeneratë të re qeverisëse, për ta zhvilluar atë, për ta bërë ata vërtetë kryeqytet.

“Çdo gjë e mirë që i ka ndodhë Kosovës, ka nisur me rininë. Prandaj edhe ne i kemi filluar zgjedhjet e brendshme me rininë”, tha Veseli para delegatëve. Ai theksoi se PDK-ja ka qenë dhe mbetet shembull për organizimin e zgjedhjeve të brendshme, duke qenë ato shumë transparente, demokratike dhe masive.

Kryetari Veseli tha se PDK-ja është garancë e zhvillimit të Kosovës, ashtu siç ka qenë deri tash.

“Ne kemi një vizion të qartë për vendin. Për një shtet të barabartë, me respekt për njëri-tjetrin, me respekt për vendin”, tha ai.

“Do të punojmë bashkë, me sinqeritet dhe pa mburrje. Jam i frymëzuar nga motivi juaj për të punuar në transformimin ekonomik të vendit”, deklaroi kryetari Veseli.

Ndërsa zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja është parti e shpresës dhe zhvillimit. Prandaj, tha ai, rinia po i bashkohet platformës së Dekadës së Re si adresa e shpresës dhe zhvillimit.

Të shtunën dhe të dielën zhvillohet Konventa Zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës. Në vjeshtë, ndërkaq fillojnë zgjedhjet në strukturat tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz