Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka refuzuar të zbatojë aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit lidhur me rastin ish-udhëheqësit të Personelit në këtë komunë Gëzm Shishani, të cilin e kishte suspenduar nga detyra në gusht të vitit të kalua, pas nisjes së hetimeve ndaj tij bazuar në një raport të Auditmit.
Lladrovci, as rreth një vit më vonë nuk ka pranuar ta kthej në punë këtë ish-zyrtar komunal, pavarësisht vendimit të drejtësisë i cili ka obliguar atë si kryetar të Komunës së Drenasit për rikthimin e tij në detyrë në afat pre 15 ditësh.
“Në bazë të nënit 13 të Ligjit Nr. 03/L-192, për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është përcaktuar se: “Vendimi i Këshillit paraqet vendimin administrativ të formës së prerë dhe ekzekutohet nga zyrtari i nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës. Ekzekutimi duhet të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh dhe nga dita e pranimit të vendimit”, në rastin konkret vendimi i nxjerr nga Kryetari i Komunës së Gllogovcit, nuk mund të zbatohet ngase vendimi i Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit.
E njëjta gjykatë po ashtu ka paraparë shkelje të rëndë të detyrave të punës referuar ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për mos zbatimin e këtij aktvendimi nga kryetari Lladrovci.
“Me nenin 15 të Ligjit të Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përcaktohet se: Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, dhe se në këtë rast vendimi i Këshillit duhet të zbatohet ashtu siç është urdhëruar në dispozitivin e vendimit. Andaj nga sa u tha më lartë, gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe ka lënë në fuqi aktvendimin për për përmbarim”, thuhet më tej në arsyetimin e aktvendimit.



Ndërkaq Gjykatës Themelore në Prishtinë dega në Drenas, e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Komunës së Drenasit lidhur me rastin në fjalë dhe po ashtu ka kërkuar rikthimin në punë të ish-Udhëheqësit të Personelit.
“Gjykata ka shqyrtuar pretendimet e debitorit të paraqitura në prapësim dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se prapësimi është i pa bazuar.
Pretendimet e debitorit se vendimi 01- nr. 118-68228 i dt. 13.11.2017, i Kryetarit të Komunës e ka bërë të pa efekt juridik vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes Civil A/02/644/20171 i dt. 06.02.2018, është i paqëndrueshëm, andaj gjykata nuk ua fali besimin sepse nuk patën mbështetje ligjore.
Gjykata erdh në përfundim se vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes civil A/02/644/20171 i dt. 06.02.2018 në kuptim të nenit 24 par. 4 të LPP-së është titull juridik mbi bazën e së cilit edhe e ka lejuar propozimin për përmbarim lidhur me kthimin në vend të punës të kreditorit andaj të njëjtin e ka aprovuar sin ë dispozitiv të këtij aktvendimi duke u bazuar në dispozitat e nenit 73 par.3 të LPP-së“, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore.


Lidhur me rastin “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Komunën e Drenasit përmes postës elektronike, por nga aty kanë refuzuar të japin një shpjegim për moskthimin në punë të ish-udhëheqësit të Personelit Gëzm Shishani.
Ndryshe, vendimi për suspendimin e Shishanit nga posti i shefit të personelit ka ardhë pas nisjes së hetimeve bazuar në një Raporti mbi Auditmin të kryer me kërkesë të veçantë me temën; “Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës” të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017./Gazeta Blic/


