back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeGjatë qershorit ra shumë shi në Kosovë, por ja një fenomen i...

Gjatë qershorit ra shumë shi në Kosovë, por ja një fenomen i rrallë që nuk e vërejtët

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...
- Advertisement -

Shiu i madh që ra në muajin qershor në Kosovë përpos vërshimeve e problemeve që shkaktoi, ka sjellë edhe një fenomen të rrallë.

Sipas Besim Aliut, parashikues i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, qershori solli për dallim prej shumë vjetëve të tjera, më shumë të reshura në rrafshin e Kosovës se në rrafshin e Dukagjinit.

“Sasitë e reshjeve në muajin qershor ishin enorme në jug dhe juglindje të Kosovës. Sipas statistikave rrafshi i Dukagjinit gjithmonë kishte reshje më shumë se rrafshi i Kosovës, POR kjo nuk ndodhi edhe këtë vit. Ky fenomen nuk përfundon këtu, por lë vend për analiza të thella dhe rezultate konkrete!”, ka thënë ai.

Aliu në Facebook ka postuar edhe një fotografi ku ka treguar sasinë e reshjeve në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj për të treguar dallimet interesante.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz