BallinaLajmeKy është 17 vjeçari- djalë hasreti, që vdiq duke punuar për të...

Ky është 17 vjeçari- djalë hasreti, që vdiq duke punuar për të financuar shkollimin

Të ngjajshme

Selldin Alija, nxënësi i vitit të dytë në Medresenë e Alauddin në Prizeren, gjatë ditës së djeshme vdiq dje në vendin e tij të punës në fshatin Mushnikovë të Prizrenit.

Selldini, djali i hasretit në familjen Alija nga fshati Lubizhdë po ndiqte shkollimin në Medrese dhe në të njëjtën kohë po punonte edhe në fabrikën e stiroporit “SatStyro” për të financuar shkollimin që po e bënte, shkruan gazetametro.net.

Metro mëson se vdekja e djaloshit 17 vjeçar gjeti vdekjen e tij tek mikseri i cili pret stiropirin.

Selldini ishte i djali i vetëm në familjen e tij dhe kishte dy motra, deri tani vetëm policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka thënë se ky aksident po cilësohet si vdekje aksidentale, shkruan gazetametro.net.

Prokuroria vetëm ka njoftuar se po merret me rastin, nga familjarët e tij nuk ka asnjë reagim në lidhje me vdekjen e djalit të tyre, po ashtu as nga zyrtarë të kompanisë në të cilën punonte djaloshi i ri nuk ka ndonjë shpjegim rreth këtij rasti.

Varrimi i djaloshit 17 vjeçar Selldin Alija do të bëhet sot në orën 17:00./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz