back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaJetëKurioziteteDukesha Kate ka mësuar arabisht dhe ka lexuar ajete nga Kur’ani

Dukesha Kate ka mësuar arabisht dhe ka lexuar ajete nga Kur’ani

Të ngjajshme

​Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Borës në Gjakovë

Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me...

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me Turqinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka mësuar gjuhë arabe, ka lexuar ajete nga Kur’ani dhe po ashtu ka festuar fundin e muajit të Ramazanit.

Të gjitha këto ajo i ka bërë ndërsa ishte pjesë e një çerdheje në Jordani gjatë qëndrimit të saj bashkë me prindërit kur ishte fëmijë, njofton Klan Kosova.

Në një intervistë të realizuar me themeluesen e çerdhes ”Assahera” ajo ka dhënë një pasqyrë zbuluese për vitet e hershme të Kate, duke thënë:

”Rutina në mëngjes ishte që të gjithë fëmijët të uleshin në një rreth ku të gjithë do të këndonin Incy Ëincy Spider, si në anglisht dhe arabisht”.

”Ne do të lexonim një ajet nga Kur’ani për të përmirësuar arabishten e fëmijëve dhe për të treguar tregime për shokët e Profetit, si Omar Bin Khattab. Ideja ishte përforcimi i koncepteve të tilla si respekti dhe dashuria”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.

Familja e Kate ishin vendosur në Jordani në maj të vitit 1984, ndërsa ajo ishte vetëm dyvjeçare atë kohë kurse motra e saj ishte vetëm tetëmuajshe.

Të Fundit

Sport

ShowBiz