back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaRegjionaleNjoftim nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj

Njoftim nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj

Të ngjajshme

Muharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe...

Amorim: Dua të qëndrojë për 20 vite te Manchester Unitedi

Trajneri portugez, Ruben Amorim erdhi me shumë bujë në...

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Skenderaj, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës.

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Skenderajt, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Skenderaj, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 28 qershor deri më 1 korrik 2018, ora 17:00, pranë zyrës së Lëvizjes në Skenderaj.
Në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin/ët me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Rregullorja e zgjedhjeve të brendshme përcakton, se anëtari i Lëvizjes për t’u kandiduar për kryetarë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duhet të mbledhë 1/5 e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Qendrës ose së paku 10% të nënshkrimeve të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të Qendrës përkatëse.
Pas zyrtarizimit të kandidatit/ëve, zhvillohet fushata zgjedhore, gjatë të cilës shpaloset platforma.

Të gjithë anëtarët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të kenë mundësinë që të votojnë për pozicionin e kryetarit të Qendrës sipas parimit “një anëtar një votë”, në vendvotimet që do të hapën në ditën e votimit.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bëhen pjesë e këtij procesi të brendshëm zgjedhor, në mënyrë që së bashku ta konsolidojmë edhe më shumë demokracinë e brendshme të organizatës sonë dhe të fuqizojmë Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj.

- Advertisement -

Të Fundit