BallinaSportRojo zbulon çfarë u tha Messi bashkëlojtarëve gjatë fjalimit frymëzues mes pjesëve

Rojo zbulon çfarë u tha Messi bashkëlojtarëve gjatë fjalimit frymëzues mes pjesëve

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Marcos Rojo, mbrojtësi që ia siguroi Argjentinës kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës me një gol të vonshëm ndaj Nigerisë, ka zbuluar se çfarë u kishte thënë kapiteni Lionel Messi bashkëlojtarëve në tunel para fillimit të pjesës së dytë.

Messi u pa duke mbajtur një fjalim i rrethuar nga bashkëlojtarët e vet në pushimin mes pjesëve në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Nigerisë të martën, transmeton Gazeta Express.

Messi shënoi golin e parë të Argjentinës në këtë ndeshje, por Nigeria e barazoi rezultatin me anë të Victor Moses nga penalltia, para se Rojo ta shënonte golin e shkëlqyer të fitores.

“Gjatë pjesës së parë, Messi tha se të gjithë ne e kemi për detyrë të shënojnë kurdo që e kemi rastin, të godasim në drejtim të portës pavarësisht pozitës”, zbuloi ai.

“Prandaj kur e pashë topin që po vinte në drejtim timin, e godita me tërë fuqinë që kisha dhe [qesh] u fut në portë”, shtoi Rojo.

Kjo do të thotë se Argjentina është në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës dhe do të përballet me Francën të shtunën. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz