back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeIzraeli ia ndalon gazetarit kosovar mbulimin e vizitës së princit William

Izraeli ia ndalon gazetarit kosovar mbulimin e vizitës së princit William

Të ngjajshme

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...
- Advertisement -

Gazetarit Nebi Qena i është ndaluar mbulimi i vizitës së princit William të Britanisë në rezidencën e kryeministrit pasi agjentët izraelitë e kanë pyetur për përkatësin e tij etnike dhe fetare.

Qena që është gazetar i Associated Press për territorin e Izraelit dhe Palestinës, është mbajtur në hyrje të presidencës për 45 minuta, duke e detyruar atë që të humb ceremoninë, derisa gazetarëve tjerë u është lejuar hyrja. Zyra e kryeministrit Netanyahu ka kërkuar falje duke thënë se ishte “gabim njerëzor”.

Gazetari nga Kosova punon në AP për dhjetë vjet, tri të fundit i kaloi në Jerusalem.

Ai ka thënë se vazhdimisht është pyetur nga sigurimi për origjinën e tij etnike, dhe kolegët e tij të AP-së, transmeton Koha.net.

Qena është regjistruar me kohë për këtë ngjarje dhe ishte siguruar se do t’i lejohej hyrja. AP-ja do ta mbulonte ceremoninë me video për mediat tjera.

“Associated Press dënon këtë profilizim të hapur etnik dhe fetar të një gazetari të AP-së dhe i bën thirrje zyrës së kryeministrit që të ndalë menjëherë këto praktika të njëanshme”, ka thënë Lauren Easton, drejtoreshë e AP-së për marrëdhënie me media.

Mediat ndërkombëtare vazhdimisht janë përballur me profilizim etnik nga sigurimi izraelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz