Policia reagoi zyrtarisht në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Rinas.
Bëhet me dije se në të janë përfshirë 3 automjete, ndërsa 6 persona mbetën të plagosur.
Një vajzë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
“Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).
Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia./Gazeta Express