BallinaSportTrajneri i Serbisë: E kemi ditur se na pret një duel i...

Trajneri i Serbisë: E kemi ditur se na pret një duel i vështirë

Të ngjajshme

Trajneri i Kombëtares së Serbisë, Mladen Krastajic, është deklaruar pas humbjes nga Zvicra.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka mposhtur 2:1 Serbinë në Kupën e Botës me përmbysje, me dy golat e shënuara nga Xhaka dhe Shaqiri.

“E kemi ditur se na pret një duel i vështirë. Kemi pasur aksione të mira nga të dy palët, ndërsa pjesa e parë është zhvilluar ashtu si kemi dashur. Në vazhdim kemi pranuar herët golin e barazimit, në mënyrë naive dhe kështu ndeshja mori tjetër kahje. Kemi provuar të rrezikojmë në 10 minutat e fundit dhe të fitojmë ndeshjen pasi e dinim se ndeshjen e fundit do të luajmë me Brazilin”, ka deklaruar trajneri i Serbisë.

“Fatkeqësisht u dënuam me një gol nga kundërsulmi dhe e urojmë Zvicrën”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz