back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaBotëKush e kreu sulmin e 11 Shtatorit? Videoja e re rindez teoritë!...

Kush e kreu sulmin e 11 Shtatorit? Videoja e re rindez teoritë! (Video)

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Pesëmbëdhjetë vite pas 11 shtatorit 2001, një video e hedhur në rrjetet sociale ka rindezur diskutimin për këtë ngjarje të rëndë. Video tregon momentin kur avioni i dytë godet Qendrën Tregtare Botërore.

“Sauditët do të paguajnë për këtë,” thotë një komentues.

Një tjetër shton se Bushi e ka inskenuar të gjithën për të nisur sulmet në Irak.

Fakt është se pamjet e kësaj ngjarje vazhdojnë të irritojnë njerëzit. Video në fjalë është bërë nga Caroline Dries, në atë kohë studente.

Ajo kishte blerë një kamera të re dhe donte të fiksonte pamjet e qytetit të Nju Jorkut.

Aktualisht Dries është një producente e suksesshme televizive në SHBA. Atë mëngjes, ajo dhe shoqja e saj, Megan, u zgjuan në orën 8:46, pikërisht kur avioni i parë kishte goditur kullën veriore.

Vajzat e reja nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur, ndërsa nisën të filmojnë.

Pikërisht këtu vjen goditja e avionit të dytë, çka shkakton një shok tek vajzat, përcjell mapo.al një shkrim të BILD.

“Nuk e dija se çfarë duhet të bëja”, thotë Dries.

 

Ndërkohë presioni ndaj presidentit amerikan, Barack Obama është në rritje.

Atij i kërkohet që të publikojë dokumentet sekrete të 11 Shtatorit.

Ato mbahen akoma të pahapura nga qeveria amerikane.

Mendohet se në dokumente ka të dhëna interesante për përfshirjen e Arabisë Saudite në këto sulme terroriste.

Mbretëria saudite është një aleate e ngushtë e SHBA.

15 nga 19 atentatorët ishin nga Arabisa Saudite, njësoj si ideatori i sulmeve, Osama bin Laden.

Politikani amerikan, Bob Graham, anëtar i një komisioni që do të hetonte për këto sulme, gjatë një interviste për CBS, dha disa detaje pikante.

Ish-senatori, edhe pse nuk duhet të flasë, iu përgjigj kështu pyetjes së gazetarit, nëse atentatorët janë ndihmuar në punën e tyre: “Po, nga sauditët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz