back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKërkohet arrestimi i hoxhës që ofendoj familjen Haradinaj

Kërkohet arrestimi i hoxhës që ofendoj familjen Haradinaj

Të ngjajshme

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

Smajl Latifi, Kryetar i Rahovecit, i ka bërë thirrje Prokurorisë të arrestojë imamin e xhamisë së Fortesës, Bedri Bytyçi, i cili bëri thirrje hoxhallarëve të mos shkojnë na varrimin e Hilmi Haradinajt.

E këto cilësime të imamit po cilësohen si raciste nga kreu i komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj.

Në një deklaratë për Gazetën Express, kreu i komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj, është treguar i ashpër ndaj deklaratave të imamit.

Ai ka thënë se është e paimagjinueshme se si një imam mund të përdorë gjuhë të urrejtjes ndaj personave të cilët kanë dhënë shumë për Kosovën.

Thirrjet e Bedri Bytyqit, imam në fshatin Fortesë, kreu i Rahovecit i ka quajtur fashiste dhe raciste.

“Ato thirrje përveç që janë fashiste janë edhe thirrje raciste. Të paimagjinueshme nga logjika e shëndoshë e njerëzve normal që kanë vuajtur për këtë vend, i kanë dhënë njerëz këtij vendi. Këtyre thirrjeve raciste, fashiste të këtij imani, që aksidentalisht ka shërbye në fshatin Fortesë së komunës së Rahovecit, besoj që nuk është e mjaftueshme t’iu përgjigjen me një përzënie që ia kanë bërë përfaqësuesit e fshatit”, thotë Latifaj.

Smajl Latifi, Kryetar i Rahovecit
Bedri Bytyqi, imam i një xhamie në Rahovec para pak orëve ka shkelur të gjitha rregullat e Bashkësisë Islame kur ka dhënë vlerësime se në ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt nuk duhet të shkojnë hoxhallarët.

Statusin, pas pak minutave ky imam i ka fshirë e më vonë e ka mbyllur edhe llogarinë në Facebook.

Ndërkohë, Kryetari i Rahovecit ka deklaruar se prokuroria e shtetit duhet që të nisë hetime lidhur me gjuhën e përdorur nga imami i këtij fshati.

“Nuk janë të mjaftueshme as distancimet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Por mendoj që organet e shtetit duhet të lëshojnë flet-arrest për këta individ që përodrin gjuhë raciste”, thotë ai.

Ndërkohë, Latifaj deklaron se ka informacione nga bashkëfshatarët se Bedri Bytyqi është përzënë nga pozita e imamit të fshatit Fortesë.

Pyetur nëse e ka njohur më herët imamin, Latifaj jep një përgjigje interesante.

“As që kam dëshirë me e njoftë. Mua më informuan që fshatarët e kanë përzënë nga fshati këtë person. Unë iu kërkojë organeve të shtetit që të merren me këtë rast”, thotë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz