Në deklarimet e bëra për pasurinë që posedojnë në Agjencinë Kundër Korrupsioni, deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka treguar se kanë pasur një veturë Golf 5, por, e cila iu është vjedhur, raporton Gazeta Blic.
Hasani ka bërë me dije, se vetura ishte nën pronësinë e bashkëshortes së tij.
Përveç kësaj veture, familja Hasani posedon edhe tri vetura tjera, njëra është e tipit Mercedes e cila kap shifrën 11.000.oo euro, e dyta Makinë Reno Clio 2017 e cila kushton 13.600.00 euro, dhe e treta veturë është Jeep Cherokee me vlerë prej 1.500.oo euro.
Në deklarimin e pasurisë, shihet që Hasani ka edhe një shtëpi, tri banesa, dhe trualle.
Nga puna si deputet, Nait Hasani në vit fiton 24,587.20 euro./Gazeta Blic./