BallinaLajmeHaradinaj me kabinetin qeveritar shkon për ngushëllime në familjen Vokrri (Foto)

Haradinaj me kabinetin qeveritar shkon për ngushëllime në familjen Vokrri (Foto)

Të ngjajshme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë sot për ngushëllime në familjen e të ndjerit Fadil Vokrri, i cili të shtunën vdiq pas një sulmi në zemër, transmeton Indeksonline.

Haradinaj bashkë me ministrat e tij kanë ngushëlluar familjen Vokrri një ditë pas varrimit të tij në të cilin morën pjesë personalitete të shumta nga vendi e bota.

“Fadili ka qenë i të gjithë neve. Të gjithë familjes kolegëve dhe gjithë qytetarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Do ta kujtojmë për të mirë gjithmonë”, tha Haradinaj.

E pamja për legjendën e futbollit po mbahet në “Hotel Sirus” në Prishtinë./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz