back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeVeseli takoi diasporën shqiptare në Vjenë

Veseli takoi diasporën shqiptare në Vjenë

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

ryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka takuar në Ambasadën e Kosovës në Austri dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët, si dhe për mundësitë e lehtësirave që shteti mund tu ofrojë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës u njoftua nga bashkatdhetarët për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i mëtejmë ndërkombëtarë i tij, do të thotë mbështetje më e madhe edhe për bashkatdhetarët të cilët tashmë jetojnë në vende të tjera, siç është Austria.

Veseli tha se Kosova tani ka nevojë për investimet e mërgatës së saj në Austri dhe gjetiu, e cila ka konsoliduar biznese në lëmenj të ndryshëm, si dhe për arritjet akademike të të rinjve, të shkolluar në universitete prestigjioze austriake dhe të tjera ndërkombëtare.

VIDEO pamje nga takimi i kryeparlamentarit Veseli me diasporën shqiptare në Vjenë. Linku:

https://wetransfer.com/downloads/479ee77a6543d7496d50a19304c508f720180608162910/986dcb9be025f07bba68f57c2def00d020180608162910/8b906a

Të Fundit

Sport

ShowBiz