back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDy ditë pasi LDK doli kundër platformës për dialog, Delawie viziton në...

Dy ditë pasi LDK doli kundër platformës për dialog, Delawie viziton në shtëpi Isa Mustafën

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ambasadori amerikan Greg Delawie të mërkurën e ka vizituar në shtëpinë e tij kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Klan Kosova merr vesh se temë bosht e këtij takimi ka qenë shkuarja në fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala – të gjithë zyrtarë të lartë të LDK-së.

Të njëjat burime kanë konfirmuar se zyrtarët e këtij subjekti politk kanë qenë i interesuar të mësojnë më shumë mbi idenë amerikane për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.

Vizita e ambasadorit Delawie tek Mustafa vjen vetëm dy ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës doli zyrtarisht kundër platformës qeveritare për dialog me Serbinë, që rol qendror i jepte presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz