BallinaLajmeI përkeqësohet gjendja shëndetësore babait të kryeministrit Haradinaj

I përkeqësohet gjendja shëndetësore babait të kryeministrit Haradinaj

Të ngjajshme

‘Mozën do ta..’, Akili shokon me pretendimet për Ferma VIP

Akili, ish-banori i edicionit të tretë të “Ferma VIP”,...

Dënohen dy punëtorët e “Pallatit të Rinisë” për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në...

“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti nuk i komenton fare deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj...

Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar

18 minatorë të minierës së Trepçës të ndërrimit të...

Hilmi Haradinaj fillimisht është pranuar ne QKUK, pastaj ka kaluar në një spital privat.

Babai i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmiu, me probleme shëndetësore në zemër, kishte shkuar të premten para orës 15 në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, aty, babai i Kryeministrit nuk e ka vazhduar shërimin. Ka shkuar në një spital privat në dalje të Prishtinës.

Daut Haradinaj e ka konfirmuar se babanë fillimisht e kanë dërguar në QKUK e pastaj në privat. Ka thënë se nuk i di arsyet se pse e kanë hequr nga spitali publik pasi ka qenë

“E patëm pak në QKUK, por aty, por tash e dërgum për një ndërhyje. Por, s’e di tash”, ka thënë Haradinaj të shtunën.

I pyetur pse e kanë hequr nga QKUK’ja, Haradinaj ka thënë se nuk i di arsyet.

“Nuk e di. Jam kanë në seancë”, ka shtuar ai.

Vëllai i Kryeministrit ka thënë se janë duke pritur se çfarë do të thonë mjekët për gjendjen e babait.

Ndërkohë, kardiologu në repartin e Kardiologjisë në QKUK, Fisnik Hima, ka thënë se babai i kryeministrit është dërguar në privat aty ku i kishte bërë më herët intervenimet.

“Në spital privat është. Nuk është në të shtetit. Në spital tonin nuk është. E kanë dërgu në spitalin ku i ka bërë më herët intervenimet”, ka thënë Hima, për Express, të shtunën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz