Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në orën 16:40 në rrugën “Eqrem Qabej”, ku si pasojë e gjuajtjes me armë ka mbetur i plagosur një person. Gazeta Express mëson se arma ka qenë me gaz. Deri më tani nuk është arrestuar askush.
Express raporton se gjuajtja me arme ka ndodhur prej veturës më pas e njejta është larguar nga vendi i ngjarjes. Një gëzhojë e armës është gjetur në vendin e ngjarjes.
Policia po punon në identifikimin e personave të dyshuar që shkaktuan këtë incident.
“Rreth ores 16:40 kemi pranuar informaten per nje rast te gjuajtjes me arme zjarri ne rrugen “Eqrem Qabej” ne Prishtine.Nga te shtenat nje person eshte plagosur dhe i njejti eshte derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne rastin si dhe po punon per identifikimin e te dyshuarit/ve si dhe vendodhjes se tyre”, njofton policia.
